Miremengjesi premtimet e Kryeministrit...... ja heqin dhe ate pak bursë që marrin!!!
Duket se premtimet e kryeministrit Rama për studentët, për Paktin për Universitetin, kanë rezultuar gënjeshtrat e radhës.
Denoncimi vjen nga vetë studentët të cilët shkruajnë në portalin ‘Studentët denoncojnë’ se qeveria Rama i gënjeu për bursat.
Ministria ka ndryshuar kriteret, që nëse një student ka një prind invalid, nuk mund të marrë bursë, pasi duhet të ketë dy prindër invalidë.
Studentët me ironi shkruajnë se tani duhet ti presin dorën apo këmbën edhe prindit tjetër, që të përfitojnë bursë.