Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi i përgjigjet video-mesazhit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa fliste për veten e përshkroi atë si një njeri që nuk gënjen.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi ka disa pyetje për shefin e qeverisë.
"Për blerjen e votave a gënjeu? I dolën fakte të pakontestueshme nga përgjimet e prokurorisë dhe prapë s’kërkoi falje! Po për Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a gënjeu sërish kur i mbrojti para qytetarëve?! A ka kërkuar falje për ta?!", shkruan ndër të tjera Këlliçi.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Nuk genjej thote Edi Rama! Por per Elvis Roshin qe na tha eshte i paster a genjeu? Po per 350 funksionare te shtetit qe ishin me precedente penale, a genjeu kur u thoshte shqiptareve qe nuk ka ne parlament e qeveri persona te inkriminuar? A ka kerkuar ndonjehere falje deri me sot?!
Per blerjen e votave a genjeu? I dolen fakte te pakontestueshme nga pergjimet e prokurorise dhe prape s’kerkoi falje! Po per Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a genjeu serish kur i mbrojti para qytetareve?! A ka kerkuar falje per ta?!
Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per para dhe pushtet dhe kete tashme e di cdo shqiptar! Propaganda e tij nuk njeh kufij, por me te nuk mbush dot as barkun bosh te shqiptareve, e nuk ngroh dot mijra familje qe presin vitin e ri ne te ftohte, pa ngrohje, pa shtepi, pa ushqim te mjaftueshem!