Gazetari Ylli Dylgjeri ka “shpërthyer” me një reagim në rrjetet sociale pas video-mesazhit të Kryeministriit Edi Rama drejtuar qytetarëve për fundvitin.
Dylgjeri shkruan se Rama u shfaq me fallsitet dhe dokrra në publik, ndërsa shkruan “asgjë nuk harrohet! Po mbajmë çdo ditë shënim tërë dufin Tuaj prej jeniçieri. Nuk na gënjen më me fjalët se “nuk kam gabuar asnjëherë qëllimisht”. Sepse Ti nuk e njeh gabimin e të kërkosh falje, qoftë edhe skenike!”.
Postimi nga Ylli Dylgjeri
Bullshit!
Edi Rama: ” …Ju kërkoj të më lexoni drejt e në sy, ashtu si po ju shoh unë drejt në sy”…
E dëgjuat? Ouuuuuuuu?Pasi na bëre çakërr kërkon tët shohim edhe në sy!!! Bullshit!
Ku shkoj gjuha e urrejtjes e përdorur në vijmësi në drejtimin Tuaj e veçanërisht në vitin 2019 për gazetarët e kundështarët politikë?
Ku shkoj anarshizmi, arroganca dhe sjellja Juaj konstante ndaj fjalës së lirë?
Ku shkuan “kadrinjë, kazanët, derrat, apo ju jeni injorant, ju flisni pa kuptim, jeni të neveritshëm, jeni vetëm përforcues thashethemesh” – Janë fjalët Tuaj në publik për shtypin e gazetarët zoti Rama.
Asgjë nuk harrohet! Po mbajmë çdo ditë shënim tërë dufin Tuaj prej jeniçieri. Nuk na gënjen më me fjalët se “nuk kam gabuar asnjëherë qëllimisht”. Sepse Ti nuk e njeh gabimin e të kërkosh falje, qoftë edhe skenike!
Sërisht parakalon me dokrra në publik.
Sërisht fallcitet. Sërisht mashtrim.
Nuk e dua urimin Tend. Bullshit.