Je, or je, politikan i pasur se je hajdut!

E Enjte, 02 Janar 2020 16:01
Nga Kastriot Islami 
 
 
 

Të jesh i pasur, për shembull biznesmen i pasur, s’do të thotë aspak se je hajdut, përkundrazi…

Je i suksesshëm e i ndershëm, dhe s’ke frikë të thuash që je i pasur.

Madje kjo është arsyeja që të gjithë të nderojnë…

 

Madje s’të etiketojnë oligark, pra pjesë e kupolës që pasurohet me paratë e pronat publike…

Je shembull e model për të gjithë…

*

Por në Shqipëri, një politikan i pasur, që hiqet as i varfër e as i pasur, me shumë gjasa është hajdut…

Se vetëm me rrogë, sado e lartë qoftë, s’mund të jesh i pasur, sadopak i pasur…

Pra, të gjithë e njohin si të pasur, se të gjithë s’kanë asnjë dyshim se është hajdut…

Të gjithë e shikojnë si shok të ngushtë me oligarkët, apo më saktë me hajdutët oligarkë e kriminelë.

Që në shumicën e rasteve pasurinë e tij e përcakton dëshira e shfrenuar për para të pista…

Që askush nuk ka dyshim që është maniak i një jetese luksoze e të shfrenuar…

Që çdo sjellje të tij politike ia përcakton mania për të vjedhur e për të kontrolluar gjithçka…

Që nuk lë rast pa u shprehur si i vetmi hero që sakrificat s’ia vlerësojnë njerzit e ndershëm e të varfër…

*

Ndërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen nga brenda frikën e fundit të palavdishëm e të turpshëm…

Dhe shpërthen kur e quajnë hajdut e të pasur nga hajdutëria…

Shpërthim që i theksohet kur ndjen fundin e pashmangshëm e abandonimin nga të gjithë…

Kjo e detyron të hiqet si i varfër që askush nuk e beson dhe kjo e tmerron…

I duhet përsëritur, pa frikë e nga të gjithë: Je, or je, miliarder se je hajdut…!

*

Kushdo që reagon kundër, vetëm të vërtetën provon!

Madje edhe kushdo tenton ta paraqesë si Fake News…

Mezi pres të shikoj se kush e vetëpohon…

Login to post comments