Kryeministri Edi Rama ia ka dalë të kthehet në politikanin më të urryer shqiptar në Kosovë. Ai është kryeministri më i kritikuar në kor nga e gjithë politika kosovare pas nismave të fundit, sidomos pas asaj që njihet si Mini-Shengeni.
Por përpara se të vinte në pushtet, Edi Rama premtonte të tjera gjëra. Në një fjalim në vitin 2013, ai deklaronte se do kishte sistem të unifikuar arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo gjë nuk ndodhi dhe sot Shqipëria e Kosova janë sërish shumë të ndara, jo vetëm në politikë.
Videoja e Ramës është postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.