Fëmijët e mësuesit turk Harun Celik i cili u depërtua nga Shqipëria 3 ditë më parë bëjnë lutje publike por mosekstradimin e babit të tyre.
Bashkëshortja dhe 4 fëmijët e Çelik, përmes një videoje të regjistruar në Kazakistan në vendin ku ata aktualisht po qëndrojnë, kanë bërë thirrje që të mos e dërgojnë në Turqi babain e tyre sepse atje do ta humbasin.
Shtetasi turk është akuzuar si mbështetës i Gylenit, kundërshtarit të Presidentit Erdogan dhe është 42 vjeç. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Pasi kreu dënimin në Shqipëri iu premtua se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesëve. “Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”, thuhet në video