Pas presidentit, edhe Avokati i Popullit bën padi për Dvoranin

Saturday, 04 Janar 2020 13:33

Ashtu siç kishte paralajmëruar që në muajin nëntor të vitit të shkuar Avokati i Popullit, në ditën e fundit të vitit 2019 ka paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurat e ndjekura për listat e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese.

Çështje kjo që solli shumë përplasje politike më herët edhe Presidentit, Ilir Meta me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Padia është regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit më 31 dhjetor të 2019 dhe aty kërkohet është shfuqizimi i disa neneve në disa vendime të KED-së

Institucioni i Avokatit të Popullit, që është edhe një nga organet kryesore që mbikëqyr veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson se padia është bërë, “për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” si dhe “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

Nga ana e saj, Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe se shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa (Metaliaj).

Ndërkohë në raportin e publikuar më parë nga Avokati i Popullit ndaj KED, theksohej se gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit për të marrë pjesë në mbledhje, duke “parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit”.

Edhe presidenti Ilir Meta ka bërë një padi kundër Ardian Dvoranit, të cilën e dorëzoi në tre prokurori; atë të Përgjithshmen, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...