Ndarja nga jeta e ish-deputetit Ali Gripshi/ Berisha: Veprimtar i vendosur i PD

Saturday, 04 Janar 2020 14:25

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 50 vjeçare të ish-deputeti demokrat Ali Gripshi. Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shpreh mirënjohjen dhe nderimin për kontributin që Gripshi ka dhënë në PD.

Sipas Berishës, ky i fundit ishte do të mbetet gjithmonë një qytetar i dalluar i Peqinit, një prind shembullor dhe një mik dinjitoz.

Statusi i plotë:

Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi. Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth. Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ndushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb

Login to post comments