KLSH zbulon 3.3 milionë euro kosto shtesë në vit për PPP

Hënë, 06 Janar 2020 08:20

Shërbimet laboratorike, miliona euro kosto pa parashikim në buxhet. KLSH analizon risqet dhe dëmin në buxhet vetëm në vitin e parë të koncesionit. Projekti koncesionar/PPP është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse janë mbartur risqe financiare të paanalizuar në terma sasiorë për Buxhetin e Shtetit

Vetëm në një vit, koncesioni laboratorëve do t’i kushtojë taksapaguesve 3.3 milionë euro shtesë, të cilat as nuk janë parashikuar në buxhet. Konkluzioni, nga auditimi i koncesionit më të fundit në shëndetësi, është arritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e auditimeve të koncesioneve.

Sipas KLSH, projekti koncesionar/PPP për ofrimin e shërbimeve laboratorike është miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, megjithëse kostot përkatëse të tij nuk rezultojnë të jenë të parashikuara në Projektbuxhetet Afatmesme përkatëse, ku vetëm për vitin e parë të operimit, rritja në financim parashikon 3.3 milionë euro.

Projekti koncesionar/PPP, sipas studimit të fizibilitetit, ka parashikuar ofrimin e shërbimit laboratorik brenda tavaneve të projektuar me tarifat përkatëse të përllogaritura për 164 analiza sipas shtojcës 7 të studimit të fizibilitetit. Projekti koncesionar/PPP, vetëm në vitin e parë të implementimit të tij, sipas studimit të fizibilitetit, ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzimi i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro.

Precedenti, si u rrit kosto e koncesionit të sterilizimit

Një dukuri e tillë ka ndodhur tashmë me koncesionin e sterilizimit, ku kosto po rritet çdo vit. Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65% në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2025, do të financohet me më shumë se 1.6 miliardë lekë në vit, teksa kontrata e hartuar pa studim fizibiliteti shfaqi defekt që në vitet e para të saj.

Kontrata parashikon pagesë për çdo set të përdorur gjatë operacioneve. Që në vitin e dytë, koncesioni ka kryer operacione më shumë se parashikimet e qeverisë. Madje vitin e kaluar, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon pagesat për çdo faturë të koncesionit të sterilizimit, pagoi realisht 2 miliardë lekë, rreth 3 milionë euro më shumë se fondi i parashikuar. Në pamundësi për të rishikuar kontratën, Qeveria nëpërmjet FSDKSH-së u ka kërkuar spitaleve të reduktojnë numrin e operacioneve, duke vënë kuota mujore për secilin spital. Për spitalin e Durrësit është sugjeruar të ulet numri i operacioneve me rreth 20% në krahasim me një vit më parë./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...