Gjykata Kushtetuese/ Presidenti Meta: Mazhoranca lojë politike. S’ka shans që Komisioni i Venecias të hedhë në kosh emrin e vet

Tuesday, 07 Janar 2020 21:35

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri me dije se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për ato që i konsideroi “shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë”, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është një gjë normale, unë si President do t’i drejtoj pyetjet e mia Komisionit të Venecias, për të dy rastet, e kam bërë të qartë. Kjo është bërë për të marrë në mbrojtje personin që ka shkelur kushtetutën, Dvoranin, por njëkohsisht është edhe një përpjekje për të mbajtur një fake çështje, sepse nuk ekzistojnë shkelje të Kushtetutës nga Presidenti. Nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias të hedhë në kosh emrin e vet, duke u përfshirë në këto çështje”, tha Meta.

Screenshot_7-1578427937

I ftuar ne emisionin “Tempora” te gazetares Sonila Meço, i pyetur nese ka frike se “Venecia” mund t’i japë te drejte mazhorances për Gjykatën Kushtetuese, Meta theksoi se “nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias te hedhe ne koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet”.

I pyetur ne lidhje me videot për Dvoranin, Meta tha videot do te vazhdojnë.

“Ka plot të tjera ne pritje. Përderisa të tjerët dezinformojnë, unë jam i vendosur për të berë transparencë”, tha Meta.

Modifikuar më Tuesday, 07 Janar 2020 21:36
Login to post comments