Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për krizën politike në vend dhe përplasjen e tij me mazhorancën. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Meta tha se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik edhe nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Unë flas me sipas Kushtetutës. Kryeministri thotë që kam folur me partnerët. Ne Kushtetutën e kemi së bashku, edhe me partnerët.
Nëse Gjykata Kushtetuese do më shkarkojë mua do të tregojë shkatërrimin e saj. Pse do më shkarkojë? Kam bërë tradhti ndaj atdheut? Më thoni çfarë shkelje kam bërë? Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda.
Për shembull, kur vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se ne i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik.
Nuk i kam marrë asnjë kompetencë askujt. Kriza këtu është artificiale. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin që Shqipëria po shpopullohet” – tha Meta.