Presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe sulmin ndaj makinës së publicistit Fatos Lubonja, si dhe sulmet ndaj shkrimtarit Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër.
Presidenti u shpreh se këto janë akte dhune ndaj fjalës së lirë që janë frymëzuar nga klima e përgjithshme konfliktuale. “Aktet e dhunës ndaj Fatos Lubonjës, Agron Tufës etc janë akte dhunë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Nëse nuk janë të orkestruara nga një dorë, janë të frymëzuara nga kjo klime e përgjithshme konfliktuale dhe agresore ndaj fjalës së lirë dhe mendimit kritik”,- deklaroi kreu i shtetit.