Meta: Shqipëria vend demokratik, raketat, provokim me pasoja të rrezikshme

E mërkurë, 08 Janar 2020 17:42

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmin iranian ndaj bazave amerikane në Irak, mbrëmjen e djeshme, duke e cilësuar një provokim me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.

‘Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.

 

Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

 

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.’-shkruan Meta.

Login to post comments