Bashkia Kamëz miraton Paketën Fiskale 2020, Suli: Ulje taksash për qytetarët dhe përkrahje për familjet në nevojë

E mërkurë, 08 Janar 2020 17:46

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020. Përfitimet do të jenë direkte për të gjithë qytetarët që nga të prekurit e tërmetit, banorët që kanë shtëpitë ende në proces legalizimi, pensionistët, si dhe kryefamiljarët femra dhe të rinjtë që duan të hapin një biznes. Me paketën e re fiskale duket se i është dhënë vëmendja e munguar dy shtresave te shoqërisë, të rinjve dhe të moshuarve. Nga ndryshimet pozitive qe kryetari Suli ka sjellë në paketën fiskale të bashkisë Kamëz janë edhe ulja e tarifave bashkiake për çdo të ri dhe grua kryefamiljare  të cilët hapin një biznes  në Kamëz. Pensionistët janë një tjetër kategori të cilët përfitojnë uljen e tarifave bashkiake për vitin 2020. Me paketën e re fiskale te Bashkise Kamëz janë hequr te gjitha  tarifat bashkiake për familjet të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit. Një tjetër ndihmë në këtë paketë fiskale vjen edhe për çdo familje e cila e ka shtëpinë e saj ne proces legalizimi ku me paketën fiskale të vitit 2019 duhej të paguante një tarifë prej  0.7% të investimit, ndërkohë që me paketën e re fiskale të vitit 2020 kjo tarifë është bërë zero. Duket se me ndryshimet e reja në paketën fiskale të bashkisë Kamëz qytetarët e kësaj bashkie do të kenë më shumë shërbime, zhvillim dhe lehtësira në mënyrën e tarifimit. Zoti Suli thekson se me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...