Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Vjenë prioritetet e OSBE. Ndër të tjera ai tha se e sheh këtë kryesim si mundësi për progres për njohjen e Kosovës, megjithëse në Prishtinë tha jam ‘tradhëtar’ dhe në Beograd ‘nacionalist’.
Por për Arta Daden, njohëse e mirë e dioplomacisë, kjo është një deklaratë naive pasi OSBE vepron si organ kolegjial.
‘Kryeministri në më të paktën mendon me naivitet që do të shtojë njohjet brenda OSBE. Edhe pranimi i Kosovës në OSBE është patjetër nëse do të jenë 100% dakord të gjitha vendet, nëse një vend vendos veton nuk mund të pranohet. Mbi të gjitha duke qenë se ti merr presidencën nuk mund të flasësh si një vend që të cënohen interesat e tua sepse ti do të përfaqësosh interesat e të gjithë vendeve anëtare të OSBE. Është retorikë për propagandë ose të paktën nga padija dhe mungesa e informacionit që kryeministri ka sesi funksionon organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë’, u shpreh Arta Dade.
E ftuar në Rtv Ora ajo dënoi fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Ndërsa nismën për shengenin ballkanik e konsideron një investim bosh.
‘Serbia vazhdon të punojë për tërheqjen e njohjeve. Nuk është nocion ligjor por kjo tregon se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga dashamirësia që Shqipëria ka treguar duke e vendosur presidentin Vuçiç në krye të një nisme e cila është mbivendosjen, nuk është nismë e re. Jam dakord me të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga Kosova por edhe gjithë klasa politike në Shqipëri. Është një nismë që nuk të çon askund. Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të inkuadruara në mjaft nisma rajonale që kanë qenë edhe efikase. Ato elementë që këta rreken ti zgjidhin brenda vendeve të tyre përpos faktit që nuk kemi ansjë vijë kufitare me Serbinë. Është kohë e humbur kot nga problemet kardinale që kemi sot. Aq më tepër që nuk kemi rakordim me autoritetet e Kosovës’, tha Dade.
Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste me nota kritike foli edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për sulmet verbale ndaj kryeministrit të Kosovës Haradinaj.
‘Është i papranueshëm sulmi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë kryeministrit në detyrë të Kosovës. Kryeministri e humbet toruan në momente të caktuara dhe në mënyrë aspak diplomatike, në mënyrë të papranueshme diplomatike sulmon. Do të ishte e papranueshme edhe për një autoritet të një vendi tjetër që nuk është as miqësor me ne. Nuk e di pse ndodhin. Këto tregojnë një kryeministër që nuk është i qetë dhe kërkon të imponojë vullnetin e vet’, deklaroi Arta Dade.