Gazment Bardhi: Dy kryebashkiakë të tjerë socialistë me të shkuar kriminale

Saturday, 11 Janar 2020 17:35

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Dibra ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dy kryebashkiakë të këtij Qarku.

Bardhi tha se për dy kryebashkiakë të dalë nga 30 Qershori po mblidhen prova që vërtetojnë të shkuarën e tyre kriminale, ndonëse nuk dha emra.

Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.

Sekretari i PD Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit.

Login to post comments