Në një bashkëbisedim me gazetarët, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dy testet e para të SPAK do të jenë vjedhja e votave dhe koncesionet e lidhura me oligarkët.
Ai shton se këto janë testet që do të tregojnë se ka një SPAK të vërtetë apo drejtësia ka mbetur aty ku është.
“Ky njeri nuk ndahet dot nga krimi. Problemi kryesor është se Rama nuk ndalet dot nga lidhjet me krimin. Me çfarë sistemi do e zgjidhim ne këtë? Ky nuk është prblem sistemi. Çdo betejë politike Rama e ka fituar me krimin. Ka dy dosje në Prokurori, ky është testi i SPAK. Kemi apo s’kemi një SPAK të vërtetë. I votuam si PD amendamentet me mbështetjen e SHBA. Vjedhja e votave dhe hetimi i koncesioneve të lidhura me oligarkët. Pa kaluar këto teste s’kemi SPAK. Thirrja ime është që prokurorët e SPAK të marrin në dorë këto dosje dhe ti hetojë.
Çdo betejë politike Rama e ka fituar me krimin. Ka dy dosje në Prokurori, ky është testi i SPAK. Kemi apo s’kemi një SPAK të vërtetë. I votuam si PD amendamentet me mbështetjen e SHBA. Vjedhja e votave dhe hetimi i koncesioneve të lidhura me oligarkët. Pa kaluar këto teste s’kemi SPAK. Thirrja ime është që prokurorët e SPAK të marrin në dorë këto dosje dhe ti hetojë", u shpreh ndër të tjera kreu i PD, Lulzim Basha.