"Si e shndërroi Rama policinë në një shërbim funerali, që mbledh kufomat e krimit"

Hënë, 13 Janar 2020 13:17

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagon ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ai bëri në ceremoninë e 107 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i Departamentit Anti-Korrupsion në PD, thekson se vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe që e shpartalloi vetë, është pasi i shërbeu krimit dhe Mafias.

 “Rama, në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit qenka krahasuar me Policinë e Ismail Qemalit! E me gjithë këtë krahasim të mundimshëm, kryeministri nuk paska gjetur guxim të përballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019; nuk i paskan ardhur ndër mend që 128 drejtues të “Policisë që deshi” iu përfshinë në kanabizimin e vendit; se 3 drejtuesit e lartë të tij në Vlorë i ka ende në arrati; asnjë fjalë për orët shtesë të pa paguara dhe kushtet mizerabël; asnjë grimase për viktimat e krimit të këtij fillimviti.

Vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe që e shpartalloi dora vetë ai, për të lartësuar krimin dhe Mafian, është se e ka shndërruar policinë thjesht në një shërbim funerali, që veçse mbledh kufomat e krimit!

E në fakt përse i duhet Policia, përderisa për të mjafton që kriminelët “hëngshin kokat e veta”?!”.

Login to post comments