PS ‘lan duart’ edhe me Qerim Ismailajn: Përgjegjësi personale

Hënë, 13 Janar 2020 13:04

Partia Socialiste vazhdon të distancohet nga kryebashkiakët e kapur nga dekriminalizimi, edhe pse janë zgjedhur nga vetë ajo.

Së fundmi, opozita ka denoncuar kryebashkiakun e Ballshit, Qerim Ismailaj.

Pas publikimit të dokumenteve që tregojnë se ka qenë i dënuar në Greqi, Ismailaj tha se nuk ka dijeni për këtë dënim.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, tha se përgjegjësia është personale. “PS ka vendim politik që prej ditës që ka mbështetur ligjin e dekriminalizimit, nuk i takon më asnjë përgjegjësi PS-së, por është përgjegjësi personale”.

“I bëj thirrje prokurorisë që të mos humbasë kohë në asnjë rast për çdo individ, që opinioni publik të informohet mbi të shkuarën e çdo kandidati”, tha Balla.

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 13:25
Login to post comments