Dialog për Reformën Zgjedhore? Pas deklaratës së Bashës dhe 2 të zgjedhurve nga opozita, ja hapi tjetër

Tuesday, 14 Janar 2020 12:51

Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se janë zgjedhur tashmë dy përfaqësuesit e opozitës për darkordësim me shumicën për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore, takimi mes palëve nuk do të vonojë.

Mesohet se ne oren 13:00, “ne kuader te dialogut per garantimin e nje konsensusi sa me te gjere ne procesin e reformes zgjedhore”, do te mblidhet ne mjediset e Pallatit te Kongreseve zhvillohet nje tryeze mes paleve.

 

Pjese e kesaj tryeze do te jene edhe dy te zgjedhurit nga ana e opozites, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nderkohe qe shumcia do te perfaqesohet me bashkekryetarin e Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore, Damian Gjiknurin, kurse opozita parlamentare me deputeten Rudina Hajdari, po bashkekryetare e komisionit.

Ne kete tryeze marrin pjese 

DAMIAN GJIKNURI
(Bashkekryetar i Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesues i Partise Socialiste)

OERD BYLYKBASHI
(Perfaqesues politik i Partise Demokratike)

RUDINA HAJDARI
(Bashkekryetare e Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesuese e opozites parlamentare)

PETRIT VASILI
(Perfaqesues politik i Levizjes Socialiste per Integrim)

Login to post comments