Basha: Nuk është ekuacion politik, qëllimi i reformës largimi i Ramës

E mërkurë, 15 Janar 2020 14:25

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur në lidhje me tryezën e djeshme të Këshillit Politik.

‘Falenderimi i parë i takon Bundestagut gjermanë.

Falenderim kam dhe për komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë e në veçantë në ambasadorin britanik.

Sot jam këtu për të garantuar qytetarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer dhe veçanërisht rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm jë qëllim: të rikthejmë lirinë e votës.

Për opozitën objektivi politik është i qartë: largimi i një orë më e më parë i kësaj qeverie dhe një reform zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore, ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur. Dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe me interes të vetëm të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për ekuacione politike, ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë.

Kurrë nuk ka qënë më e madhe nevoja. Ditë për ditë zbulon kryebashkiakë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre’, tha një nisje të fjalës së tij kreu i opozitës Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...