“Kemi refuzuar interesa politike meskine”, Basha i hap derën grupeve të interesit: Ejani në PD dhe opozitën e bashkuar

E mërkurë, 15 Janar 2020 14:30

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë grupeve të interesit, intelektualëve, shoqërisë civile apo të gjitha grupimeve pilitike që duan të kontribuojnë në pricesin për Reformën Zgjedhore t’i bashkohen PD dhe opozitës së bashkuar.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha tha se nga nëntë kushtet e bundestagut gjerman, opozita ka një rol për të luajtur dhe po e bën atë.

Teksa përsëristi se kauza e opozitës është për rikthimin e zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përjashtuar kategoriskisht interest politike, Basha tha se nëse do mendonin për interesin e tyre do kishin zgjedhur rrugë që tashmë i kanë refuzuar.

“Për opozitën objektivi është i qartë largimi i kësaj qeverie, që ti hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në 9 mushtet e vendosura nga bundestagu, kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore.

Ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur dhe e ka luajtur këtë me vetëdije të plotë. Po të ishte për interesa politike meskine kishte dhjetra rrugë të tjera që ne i kemi refuzuar.

Kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë qytetarët bien viktima të sundimit të krimit, babëzisë së pushtetarëve. rruga e vetme është të bashkojmë forcat e çdo grupimi politik, intelektuali.

Kjo është partia e babëzisë ku pjesë janë edhe bandat më të rrezikshme në Europë.

Në procesin që sapo ka ndodhur ne shkojmë me objektiva të qarta. I bëj thirrje çdo kujt që ta shfrytëzojë mundësinë e derës së hapur në opozitën e bashkuar dhe PD. Ky është është misioni jetik i yni, që të krijojë hapësirë që në çdo hap për kontributin e shoqërisë civile, grupet e interesit”, shprehet Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...