Kryemadhi: Sistemi zgjedhor të vendoset me referendum, LSI për sistem proporcional rajonal me lista të hapura

E mërkurë, 15 Janar 2020 21:10

E ftuar në studion e Euroneës Albania, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton është për një sistem proporcional rajonal me lista të hapura. Ky sistem u shpreh ajo do të përfaqësojë më mirë votuesit në të gjithë Shqipërinë, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin. Madje kryetarja e LSI hodhi tezën që sistemi zgjedhor të shkojë në referendum duke qenë se shoqëria civile ka mbledhur 50 mijë firma.

‘Ndryshimi i sistemit nuk iu kërkua as PD-së dhe as LSI-së. Nuk ka trokitur në dyert tona qoftë dhe me një mesazh telefonik për të thënë që ne kemi këtë ide për sistemin, por ky sistem shkoi në Parlamentin ilegjitim dhe është dorëzuar tek Damian Gjiknuri. Tani përfaqësuesi i interesave të këtij propozimi dhe vjen dhe pala tjetër. Jemi për sistem proporcional, rajonal me lista të hapura si LSI, se ne kemi bërë grevë urie për sistemin. Në qoftë se ne do të kemi një sistem proporcional kombëtar të 140 deputetët do të dalin nga Tirana. Po ata në Kukës, Tropojë, Gjirokastër dhe Berat me kë do të përfaqësohen? 140 deputetët e Tiranës do të marrin votat e tyre këtu me njëri tjetrin.

Dhe tjetra është se cila është garancia dhe kush do të mbajë përgjegjësi politike sepse normalisht fusin në listat e tyre binzesmen që do të blejnë vota.

 

Pse të mos ta ndryshojnë Kushtetutën shqiptarët, me votë, me referendum? A kemi mbledhur 50 mijë firma për referendum? Hajde të bëjmë referendumin dhe ta vendosin vetë shqiptarët se çfarë lloj referendumi do jetë. Hajde të bëjmë zgjedhje të lira, të kemi një Parlament legjitim dhe ligji i parë që do të miratohet të jetë ligji për Referendumet dhe shqiptarët të shkojnë në referendum për të vendosur për sistemin dhe të bëhemi gati për përgatitjen e sistemit të ri dhe për t’u sjellë shqiptarëve një risi në jetën politik’.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...