Kryemadhi: Pas miratimit të reformës zgjedhore do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

E mërkurë, 15 Janar 2020 21:12

E ftuar në Euroneës Albania, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se pas miratimit të reformës zgjedhore vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas saj, njeriu që vonoi reformën zgjedhore për të mbajtur këtë situatë dhe se ka interes për këtë stanjacion është Edi Rama. Edi Rama vonoi miratimin e reformës zgjedhore dhe shtyu gjendjen e emergjencës vetëm për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme.  

"Qytetarët marrin atë që perceptojnë nga televizionet. Sot isha në Përrenjas, kam takuar shumë njerëz. Kam takuar edhe në Tiranë grupe të shumta interesi. Të gjithë shikojnë që ka një shpresë. Pse? Sepse e dinë shumë mirë që pas reformës zgjedhore, vijnë zgjedhjet e reja. T’iu bëj një pyetje. Nëse nuk do miratohej reforma zgjedhore, kujt i interesonte stanjacioni? Se mua nuk më intereson stanjacioni, më interesojnë zgjedhjet e reja. Biznesit i interesojnë zgjedhjet e reja. Kujt i intereson ky stanjacion? Vetëm Edi Ramës. Çfarë do bëjë Edi Rama që të mos bëhen zgjedhjet? Do shtyjë reformën. Po nëse miratohet reforma përfundimisht ku do shkosh? Do shkosh në zgjedhje. Edi Rama po të ishte i mençur do të kishte bërë zgjedhje për 45 ditë, menjëherë sa dogjëm ne mandatet. Por mesa duket këshilltarët i ka pasur të gabuar", u shpreh ndër të tjera kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...