Nesër në orën 17.00 do të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik.
Ky I fundit u krijua ditën e djeshme nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Këshilli politik do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.
Ndërkohë sot, aleatët e mbledhur në selinë e PD, kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë këshill.
EMRAT:
1- Oerd Bylykbashi;
2- Petrit Vasili;
3- Mesila Doda;
4- Fatmir Mediu;
5- Vangjel Dule