Mediat serbe: Rama do të shkatërrojë Haradinajn, në qendër është Serbia

E Enjte, 16 Janar 2020 09:39

Janë të shumta mediat serbe që po raportojnë për padinë e pazakontë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndaj homologut në detyrë në Kosovë, Ramush Haradinaj.

“Rama padit Haradinajn për shpifje: Më ke dëmtuar reputacionin, personalitetin, nderin dhe dinjitetin tim,” 

Gazeta thekson se padia prej 30 faqesh është ngritur pas akuzave për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Televizioni Serb shkruan se padia ka lidhje me akuzat që ka bërë Haradinaj se Rama ka lançuar idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa media të tjera janë më të ashpra në tituj.

“Fluturojnë puplat mes shqiptarëve, Rama padit Haradinajn”, shkruan Telegrafi serb.

“Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Në qendër të gjithçkaje është Serbia,” shkruan Espreso.

“Rama padit Ramush Haradinajn, ekzekutori kosovar i përgjigjet me shpejtësi,” shkruan Alo.

Login to post comments