Kryeministri Edi Rama pasi priti në një vizitë zyrtare në Kryeministri komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, të dy së bashku kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës. Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e prekurave.
“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat.”, tha Rama. Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.
BISEDA NË DISTANCË ME BANORËT
Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem
Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?
Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.
Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)
Banori: Po kemi parë
Rama: Po ke parë po