Reforma Zgjedhore ishte detyrim nga ndërkombëtarët? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

E Enjte, 16 Janar 2020 17:11

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas takimit me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se presioni ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore ka qenë mbi mazhorancën, duke detyruar që Reforma Zgjedhore të bëhet vetëm me konsensus të opozitës, dhe jo brenda Parlamentit.

“Pyetja: Reforma Zgjedhore ishte detyrim nga ndërkombëtarët?

 

“E keni keqkuptuar. Detyroi mazhorancën ta pranojë dhe ta nxjerrë nga Parlamenti ilegjitim, nga pseudo-parlamenti me Damian Gjiknurët, Imerët dhe ta ulë në tryezë jashtë parlamentit me opozitën dhe që Reforma Zgjedhore të hartohet dhe miratohet me konsensus të plotë me opozitën.

 
 

Pyetje për Edi Ramën pse donte ta ndiqte procesin me Damian Gjiknurin i cili duhet të ishte në burg”, tha Basha.

Login to post comments