Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, ku është shprehur se vetëm nëse e vrasim Edi Ramën, ky i fundit do të largohet nga pushteti. Ai shtoi më tej se kryeministri Rama po ndërgjegjësohet sepse ndërkombëtarët ia “kanë futur këmbët në një këpucë”.
Biseda:
Nard Ndoka: Do të përsëriten zgjedhjet me këtë kod që do miratojmë ne dhe do kalohet në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është agjenda evropiane, nëse çeton Rama do ta ketë opozitën përballë protesta, demostrata…
Erion Kristo: Po përballë e kishte.
Nard Ndoka: Ne s’kemi shkuar akoma në zgjedhje. Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar. I kanë futur dy këmbë në një këpucë.