Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit, ka zgjedhur të përdorë një gjuhë paralajmëruese ndaj Bashkimit Europian lidhur me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ruçi tha se, duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit.
“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit. Ne po e bëjmë detyrën tonë.
Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit”, tha Ruçi.
Pas vendimit të tetorit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu refuzua hapja e negociatave, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë me 9 pika, nga 5 që ishin më parë, si kushte që Shqipëria duhej të plotësonte deri në samitin e Zagrebit, për të bërë të mundur hapjen e negociatave.
Një nga kushtet është ai i reformës zgjedhore, ndërsa kushte të tjera kanë të bëjnë me ngritjen e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë, si dhe përballjen me drejtësinë të personave të implikuar në krimin zgjedhor apo të konsideruar si të “paprekshmit”.