Kroacia merr presidencën e BE-së/ Soreca: Historike! Me rëndësi miratimi i reformës zgjedhore

Hënë, 20 Janar 2020 10:44

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së nga Kroacia, është mbajtur një aktivitet në Tiranë nga ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi se miratimi i reformës zgjedhore në Shqipëri është me rëndësi për hapjen e negociatave. Ai deklaroi se vijimi i reformave është i domosdoshëm, ndërsa e cilësoi historike marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia.

“Nuk ka mbetur shumë kohë për të arritur ata gurë kilometrikë që duhen deri në pranverë. Pas tërmetit të tmerrshëm të nëntorit, KE do të organizojë një konferencë donatorësh në 17 shkurt në Bruksel. BE do vazhdojë të punojë me BB për vlerësimin e pasojave pas tërmetit. Ky raport i vlerësimit të nevojave është i rëndësishëm e do të sjellë besim tek donatorët. Kemi mundësi që Kroacia si partnerë ta drejtojë punën dhe ta çojë përpara. Anëtarësim në BE sjell zhvillim ekonomik”, tha ndër të tjera ambasadori Soreca.

Login to post comments