Basha për Kongresin e Lushnjës: Leksion i madh trimërie dhe atdhedashurie

Tuesday, 21 Janar 2020 12:37

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh në 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të historisë së vendit tonë në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Basha shkruan se 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.
Ai e cilëson një leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie teksa shton se kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare.

MESAZHI I PLOTË I BASHËS
SHQIPËRIA E PARA!

100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut.

Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.

Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora.

Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë.

Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15 maj.

Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë.

Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta.

Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes.

Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...