Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar sqarim mbi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në “Facebook” se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit kërkesa dhe pyetjet drejtuar Venecias.
“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.