Ish-ministrat e Brendshëm: Shteti ka humbur betejën me krimin

Tuesday, 21 Janar 2020 16:08

Viti nisi me përgjakje, ku ngjarjet kriminale të eleminimeve mafioze, grabitjeve me dhunë dhe krimit në familje kanë pasuar njëra-tjetrën dhe kanë rritur pasigurinë në vend. Sipas ish-ministrave të Brendshëm, Flamur Noka dhe Luan Rama, gjendja e kriminalitetit është e lidhur ngushtë me qasjen e shtetit.

Noka kujton se çfarë e frenoi krimin në vitin 2005. ”Çështja e luftës kundër kriminalitetit në përgjithësi, është çështje e vullnetit politik. Ishte një vullnet politik në vitin 2005 që bëri që të gjithë bosat e krimit të organizuar të ishin prapa hekurave. Ky është vullneti politik, sot nuk egziston dhe ja ku jemi”,-tha për ”abc news”.

Kurse ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama përgjegjësinë nuk e sheh te Policia e Shtetit më shumë sesa te beteja e humbur e qeversië për të treguar se është e aftë të përballet me krimin. “Qeveria moralisht e ka humbur betejën me krimin. Duhet vrarë vatra që prodhon këtë zinxhir krimesh të njëpasnjëshme. Për të krijuar një impakt tjetër të qasjes së lirisë së qytetarëve ndryshimi është i domosdoshëm”.

Lirimi i individëve me të kaluar kriminale, të dënuar me burgime të përjetshme sipas dy ish-ministrave të Ramës e Nokës ka rrëzuar edhe vetë Reformën në Drejtësi. ”Ishin po këto gjykata që dikur nuk u shkonte mendja të ndërmerrnin hapa të tilla. Pse sot të gjithë gjyqtarët po lirojnë një nga një krerët e grupeve kriminale në Shqipëri? Përgjigja është e thjeshtë: Nuk ka vullnet politik”, tha Flamur Noka. ”E gjithë ajo çfarë është bërë për të ashtëquajturën sukses të reformës në drejtësi është bllof”, tha më tej Luan Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...