×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

'Konspiracionisti' Rama çmendet në prani të Mogherinit, aludon për bashkëpunim të opozitës me forca anti BE

E mërkurë, 18 Prill 2018 11:55

I vendosur në krah të shefes të diplomacisë europiane, për të celebruar dhënien e rekomandimit për hapjen e  negociatave, kryeministri Rama nuk ka harruar të shigjetojë opozitën.

Megjithëse u mundua të tregohet politikisht korrekt dhe të thotë se kjo është një fitore e të gjithëve, të përsërisë ftesën për bashkëpunim me Bashën, Rama nuk e harroi zakonin e vjetër të helmëhedhjes.

“Dua t’i lutem opozitës jo si kryeminister, aq me pak si kreu i PS, që mos punojne me faktore të huaj politikë që kërkojnë t’a pengojnë procesin e integrimit të Shqiprise drejt BE”,- tha ai duke i’u lutur kundërshtarëve “të mos ushqejnë zyra deputetesh me gënjeshtra dhe gjysëm te vërteta” port ë flasin të gjithë gjuhën kuq e zi përpara të huajve.

Gjithësesi Rama e la evaziv faktin se çfarë kupton me ata që i quan me “faktore të huaj politikë që kërkojnë t’a pengojnë procesin e integrimit të Shqiprise drejt BE”.

Disa me to mund të kuptojnë sipas dëshirës politikat e Rusisë për të cilat qeveria e ka akuzuar fort kohët e fundit PD-në, ndërsa disa të tjerë me to mund të kuptojnë bashkëpunimin me qarqet eurofobe.

FJALA E RAMËS:

"Në këtë rast falënderimi për zonjën e diplomacisë së Europës së Bashkuar është posaçërisht i veçantë dhe i ndjerë sepse arritja e rezultatit të shumëpritur të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është e lidhur drejtpërdrejt edhe me punën e palodhur të Mogherinit për të forcuar urën lidhëse mes Europës së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e paepur të saj për rajonin dhe Shqipërisë.

Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa përpara shumë të rëndësishme por të gjithë kemi nevojë për mbështetje të posaçme, për njerëz të hapur ndaj nesh, që të njohin vështirësitë tona dhe rëndësinë tonë. Të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta. Pro dhe të kenë dëshirën dhe vullnetin për të na mbështetur dhe të argumentojnë edhe kur ne mungojmë.

Njerëz dhe forca skeptike ndaj politikës së zgjerimit na shohin dhe nuk ngurrojnë të na përdorin për interesat e tyre si mish për top për politikën e tyre të mbylljes. Mogherini është këtu pasi ne Shqipëria ja kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm historik.

Në emër të të gjithë ne shqiptarëve e falënderoj me gjithë zemër shefen e diplomacisë europiane për gjithçka ka bërë deri diku, duke na ndihmuar, duke na kritikuar ku ka qenë nevoja. Shumë, shumë faleminderit. Falënderoj dhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur mbrëmë një telefonatë shumë inkurajuese si dhe komisionerin Hahan. Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit dhe modernizimit të saj, as më shumë e as më pak".

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 12:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...