Vijon përplasja mes televizionit Ora News dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndonëse nuk dihen arsyet e prishjes së raporteve të Ylli Ndroqit me Erion Veliajn, ky i fundit ka nisur të ndihet i bezdisur nga gazetarët e Ora News të cilët e sulmojnë përditë.
Në një prej videove të publikuara online shihet kryebashkiaku teksa i thotë gazetarit Elio Laze: “Do ta dhjes më keq po vazhdo kështu”.
Incidenti ndodhi gjatë një eventi për prezantimin e logos me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Shihni pamjet.