Videoja e kryebashkiakut socialist/ Gazetari thirrje policisë: Janë kërcënuar familje me vdekje

E mërkurë, 22 Janar 2020 18:56

Gazetari që publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar kokainë, Artan Hoxha, I ftuar në Abc News, ka dhënë detaje lidhur me pamjet që po bëjnë xhiron në të gjitha mediat e vendit.

Hoxha tha se janë persona të afërt të rrethit të kryebashkiakut që kanë kërcënuar me jetë edhe familje, qytetarë në Dibër dhe Tiranë që kjo video të mos publikohet.

Sipas tij këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar familje me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

 
 

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme”, tha Hoxha.

 

“Mua më ka tërhequr përshtypjen për një gjë. Unë i ndjek fushatat elektorale dhe mundohem të shikoj kush janë kandidatët. E vetmja që më tërhoqi vëmendjen ishte që daja ia dorëzoi mandatin nipit. Jam përpjekur që ta shikoj, kishin dy gjëra, personaliteti i personit në fjalë, i arsimuar, biznesmen, jetë të qetë. Nuk më përputhej me atë që po shikoja.

Pse kete personazh është përzgjedhur të shkojë aty. Bulqiza është më e varfra e Shqipërisë, por operojnë disa nga kompanitë më të fuqishme. Ajo njësi bëhet e rëndësishme. Mua nuk më përputheshin e kaluara e këtij personi, nuk është i përfshirë në ngjarje problematike, por rrethi i ngushtë, i vëllait, ka probleme. Dhe është ky rreth sot që ka bërë ato kërcënmie që kanë kërcënuar qytetarët në qarkun e Dibrës dhe të Tiranës. E di shumë mirë që kur del një e vërtetë cënohen shumë interesa. Reagimi i tyre është që të sulen te njerëzit që u kanë prishur punë”, shtoi ai.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 19:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...