5 qytete me kryetarë problematikë, Spahiu: Socialistët e ndershëm të japin dorëheqjen

E Enjte, 23 Janar 2020 10:12

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se në 5 qytete të vendit, qeverisin persona që nuk janë zgjedhur si kryebashkiakë. Sipas tij, në Bulqizë, Burrel, Shkodër, Vorë dhe në Tiranë janë emërime të modelit Edi Rama.

Postimi i plotë

As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkishë. Ata janë emërime të modelit Edi Rama. Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte. Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vëndit pa u zgjedhur. I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës. I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira. Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit! A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!

Login to post comments