Një denoncim i ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxjerrë në dritë sot shtrirjen e propagandës qeveritare dhe tentativat për “trushpëlarje”, deri edhe tek fëmijët në shkolla. Rasti më i fundit vjen nga Lezha, ku nxënësve të klasës së katërt fillore iu kërkohet të njohin premtimet e kryebashkiakut Pjerin Ndreu.
Shqetësimi është ngritur më forcë nga një prind. Mesazhin e tij e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në Fb me këtë akuzë: “Ky është arsimi i narkohorrave! Nxënësit 10-vjeçarë pyeten në mësim për programin e Pirin Ndreut! Ky është degradimi i plotë i arsimit në narkoshtetin e Edvin Mafisë! Krim dhe turp! Lexoni mesazhin e prindit dixhital.”
Përshëndetje z. Berisha.
Jam një qytetar, banor i Lezhës dhe mes qindra problematikave, jam i shqetësuar për arsimin në qytetin e Lezhës.
Vajza ime 10-vjeçare pyetet në lëndën e qytetarisë për premtimet e kryebashkiakut...
Nuk e di sa vend ka kjo pyetje për një fëmijë 10-vjeçar.
Po anashkaloj këtu preferencat që kanë drejtorët dhe nëndrejtorët për fëmijët e sojit të tyre.
Ju lutem, publikojeni, pasi arsimi ka degraduar dhe ndjehem i kërcënuar për të ardhmen e fëmijëve të mi.