Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, publikoi sot një provë të re me zë dhe figurë, të mashtrimit të kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliajt, lidhur me lejet e ndërtimit në Tiranë. Prova mban datën 9 qershor 2015, kur Veliaj publikisht deklaroi se “nuk kam ndërmend që të hyj në histori si njeri që dha pallatet”.
“Erion Veliaj është krye-mashtruesi i organizatës kriminale "Rilindja", - tha Këlliçi. - Tha se nuk do të jepej asnjë leje ndërtimi në Tiranë dhe sapo mori detyrën e Kryetarit të Bashkisë shkeli premtimin e tij. Ndiqni episodin e tij të “Mashtrimeve legjendare të Rilindjes”.
E vërteta është se sipas shifrave të botuara nga vetë INSTAT, vetëm në periudhën janar 2016-janar 2019, janë dhënë 344 leje ndërtimi. Ky është Erion Veliaj, kryemashtruesi I organizatës kriminale “Rilindja”, përfundon kreu i FRPD-së.