Pas takimit me ambasadoren e re te SHBA-se në Tiranë, Yuri Kim ne ambientet e Presidences, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ndare disa momente nga pritja.
Teksa poston pamje nga takimi mes tyre, Meta shkruan se eshte i kënaqur të priste dhe të pranonte Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim.
Nderkohe qe thekson se se bashku jane gati te përballojne me sukses sfidat që ka vendi.
Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.
“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik.
Postimi i Metes
I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸