Ambasada amerikane ne vendin tone ka reaguar me nje shenim ne rrjetet sociale pas takimit te zhvilluar paraditen e sotme mes ambasadores se SHBA dhe presidentit te vendit, Ilir Meta.
Postimi i Ambasades se SHBA
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes. Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë.