Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së sotme të këtij Këshilli.
Bylykbashi njoftoi se ‘sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore, duke përcaktuar edhe afate përgjatë këtij procesi, ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.
Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm i hapet rruga punës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.
Opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën e bërë gjatë kësaj periudhe në komisionin e Reformës Zgjedhore, që në kohën kur opozita ishte palë e atij komisioni.
Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur në Këshillin Politik, shitbblerja e votës, ndarja e politikës nga krimi, problem të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve, çështja e sistemit zgjedhor. Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika.”