Nga Sali Berisha.
Dje, Edvin Kristaq Tradhtari, Hajduti, Droga etj. etj, përdori vizitën e tij në kancelarinë gjermane për të sharë e sulmuar pas takimit me Merkel, si një rrugaç ordiner, si një halabak kryeministër, si një tradhtar i kombit të tij, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Shkaku i sulmit të tij të shpëlarë - nuk po them të pafytyrë, sepse tradhtarët nuk kanë fytyrë - ndaj Kryeministrit Haradinaj, është një dhe vetëm një: Ramush Haradinaj i dogji në dorë në Berlin, horrave të kombit, hartat e ndarjes së Kosovës dhe më pas edhe hartën e Jugosllavisë së Re, në të dy rastet - projektin e Serbomadhisë për të cilin punojnë si skllevër, tradhtarët faqezinj të kombit: Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi.
Me këto qendrime patriotike dhe kombëtare, Ramush Haradinaj nxori në driten e diellit para shqiptarëve dhe mbarë botës, aktin e tradhtisë së lartë kombëtare të Esad Toptanit të Ri, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit.
Ai u bë digë e pakapërcyeshme e akteve dhe përpjekjeve antishqiptare të kësaj trojke, armike e betuar e qenies shqiptare.
Të përdorësh pastakimin me Kancelaren gjermane, për t’i dërguar Kosovës dhe kombit, gjuhen e sharësit fundërrinë, dëshmon se rezultati i vetëm i takimit ishte mundësia për të sharë si mjeran pas takimit, Kryeministrin e Kosovës martire, në emër të padronit tënd në Beograd dhe për të maskuar sadopak vulën e tradhtarit që more në samitin e Berlinit!