“Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

E mërkurë, 29 Janar 2020 15:24

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama njëherësh kryetar i misionit të OSBE-së, shfei i Natos, Jens Stoltenberg ka deklaruar se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten një sfidë më vete dhe e rëndësishme në punën një vjeçare të Shqpërisë si kryesuese e organizatës së rëndësishme.

Ai ka folur gjatë një konference për mediat me Ramën edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kërcënimet e Iranit, apo projektet e përbashkëta të Natos me Shqipërinë si vend anëtar i Aleancës Euro-Atlantike në kuadër të sigurisë.

“Mbështes këtë zhvilliim i cili është i mirëpritur në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, janë një hap i rëndësishëm në zhvillimin rajonal. Do të vijomë të punojmë dhe e konsiderojmë një arritje marrjen e kryesimit të OSBE”, tha Rama nga ana e tij

Cila do të jetë përparësia e punës suaj për sigurinë në zona si Ukraina? Ishte një nga pyetjet e adresuara nga gazetarët shefit të NATO-s të cilës ai iu përgjigj:

Ne e vlerësojmë shumë që kryeministri Ram është është këtu. Reflekton rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe OSBE-së. Mbështesim misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme që moniterusesit të operojnë lirisht dhe të kenë akses. Ne mbështesim kryeministrin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitën e OSBE-së dhe rolit të saj në Ukrainë. Duke qenë në këto momente dhe hapa që janë marrë edhe falë Macron e Merkel përmes formatit të Normandisë, na duhet që të kemi edhe më tepër hapa pozitiv drejt zgjidhjes së konfliktit. Natyrisht është situatë e brishtë por ne duhet të mendojmë se si të kemi masa ta forcojmë monitorimin por edhe duke i ndihmuar dhe nxitur bashkëpunimet”, tha Stoltenberg.

Ka pasur fërkime mes Tiranës dhe Teheranit. A paraqet kjo rrezik për shtim të tensioneve?, u pyet kryeministri Rama, për të cilën dha këtë përgjigje:

“Shqipëria ka strehuar disa mijëra njerëz jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi Iranian. Është pjesë e traditës sonë. E dimë fort mirë se për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë holokaustit. Ishte gjithashtu edhe një deklarim kundër regjimit. Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë ndaj një regjimi që kërcënon jetën e njerëzve. Do të vijojmë të qëndrojmë fort, nuk jemi vetëm, jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky operacion është bërë bashkë me aleatët”, tha Rama..

Ndërkohë shefi i Natos foli edhe për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në integrimin e saj në strukturat e NATO-s si dhe çështje të tjera që janë të hapura në Rajon.

“Shpresoj dhe jam i sigurt që Maqedonia do të bëhet pjesë me të drejta të plota e NATO-s, por natyrisht duhet të plotësohen ato çfarë janë kërkuar. Ka qenë proces historitik, Shqipëria është anëtarësuar në 2009, është mirë edhe për atë edhe për Naton. Ne jemi duke bashkëpunuar në ndërtimin e një baze ajrore të modernizuar të Natos në Kuçovë, ne e mbështesim fort edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimin e tij si e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë dhe të qëndrueshme”.

Login to post comments