Si mund të bësh sikur kërcënon, kur e ke ‘ushtrinë e krimit’ në krah

E Enjte, 30 Janar 2020 10:32

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka pranuar ekzistencën e krimit të organizuar në politikë dhe administratën shtetërore, por sipas tij ajo kohë tashmë mund të quhet e kaluar.

Këtë qëndrim e mban menjëherë pas takimit me kancelaren Angela Merkel, ndërkohë që lista e gjatë e eksponentëve të krimit të futur në politikë si deputetë dhe kryetar bashkish (pa llogaritur administratën shtetërore) nga ana e Rilindjes vazhdon që të pasurohet me emra të rinj.

Duke folur sot për krimin në politikë gjatë punimeve të “Forumit Ekonomik të Tiranës”, Rama deklaroi se ka marrë fund koha kur krimi i organizuar bëhej pjesë e administratës dhe politikës, por “harron” të japë një shpjegim për denoncimet e forta të opozitës dhe të medias, të cilat me fakte dhe dokumente po nxjerrin zbuluar një numër të madh kryebashkiakësh dhe punonjës të niveleve të ndryshme të administratës publike, me të shkuar kriminale.

“Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shumë vështirësi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund”, tha Rama.

Ndërkohë që sipas Ramës, nuk ka më eksponentë të krimit të organizuar në politikë dhe në administratë, opozita ka paralajmëruar se janë të paktën edhe 10 kryebashkiakë të tjerë të Rilindjes, të cilët po verifikohen prej saj, për penalitete dhe lidhje kriminale në të shkuarën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...