Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka dërguar një kërkesë kryesisë së kuvendit, për të caktuar të premten, si seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re.
Pa një marrëveshje paraprake të njoftuar mes VV dhe LDK, Kurti do i drejtohet parlamentit për të votuar qeverinë e re.
Njoftimi për mediat, tregon se ky zhvillim ka ardhur me kërkesë të kreut të LV-së, Albin Kurtit.
“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00.