Lulzim Basha në një status në Facebook pasi vizitoi Durrësin dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019 ka thënë se situata në qytetin bregdetar ësht katastrofike pasi qytetarët nuk po gjejnë zgjidhje kurse qeveria tallet.
Basha thotë se qytetarët nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara ndërsa propaganda e qeverisë vijon me premtime të pambajtura.
STATUSI I LULZIM BASHËS
Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike.
Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti!