ak ditë më parë, minsitri i brendshëm Sandër Sandër Lleshi prezantoi një paketë masash për qarkullimin rrugor, duke paralajmëruar një ashpërsim të ligjit me shumëfishim gjobash për drejtuesit e mjeteve dhe implementimin e të ashtuquajturit “testi i Idiotit”.
Testi në fjalë është një vlerësim mjekësor-psikologjik shkurt “MPU”, i cili përdoret nga autoritetet gjermane për të vendosur nëse do të revokohet apo jo një leje drejtimi.
Drejtuesit e automjeteve, të cilët identifikohen si potencialisht të papërshtatshëm dhe që mund ta kenë të pezulluar lejen e tyre të drejtimit dhe duhet të plotësojnë në mënyrë të kënaqshme testin për ta marrë mbrapsht patentën e tyre.
“MPU-të” zakonisht kërkohen që të kryhen për shkeljet që kryen me konsumin e drogës, alkoolit apo ndonjë shkelje tjetër që demonstron një mungesë të gjykimit të pastër gjatë drejtimit të mjetit.
Por sot, faqja satirike në Facebook “Brryli Brodway” ka postuar një foto, e cila sipas saj I përket drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, I cili shkel haptazi rregullat e qarkullimit rrugor në mes të Tiranës.
Dhe me të drejtë, Brryli ngre pyetjen: Po Ardi Veliut do t’ia bëjë njeri testin e idiotit?...