Rama shkeli në dërrasë të kalbur me antishpifjen/ Shehi: E kuptuan edhe ndërkombëtarët prandaj u tërhoq

E Enjte, 30 Janar 2020 22:45

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se Edi Rama këtë herë ka shkelur në dërrasë të kalbur dhe se edhe ndërkombëtarët e kuptuan këtë, prandaj ai u tërhoq.

Sipas Shehit, Rama pasi nuk ia arriti me ligj, kërkon të imponohet me metoda tipike shqiptare, si kërcënimi.

“Edi Rama do që të marrë edhe mediat. Për shkak të teknologjisë, u krijuan media të reja dhe Rama nuk do këto lajme. Edi Rama ka punësuar 50 veta në kryeministri, ka televizion privat, Bashkia Tiranë ka nja 100 ushtarë, kanë bërë propagandë. Rama donte ta mbyllte edhe këtë hapësirë që ka mbetur. Edi Rama thotë e bëj me metodë shqiptare, me kërcënime, me lloj-lloj metodash.

 
 

Rama duke bërë xhiron ndërkombëtare, ka kuptuar se “zullumqarët e Tiranës” mund t’i shkelë me këmbë. Thotë nuk iu prish hatrin ndërkombëtarëve dhe e bëj sipas metodës shqiptare. Edi Rama do të kontrollojë PPP, gjithçka, do të kontrollojë edhe mediat. Rama po vepron me oportunizëm. Ky shkeli në një dërrasë të kalbur, e gjykuan të huajt dhe prandaj po e bën me metodë shqiptare. Ky rrëshqiti përpara ndërkombëtarëve”, u shpreh Shehi

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...